Komuna e Tetovës njofton ndërprerjen e përkohshme të transportit publik në Tetovë. Shkaku sipas autoriteteve komunale ndër tjerash është se N.P. Tetova Transport nuk është e regjistruar dhe se të punësuarit e kësaj ndërmarrje figurojnë si të punësuar në vetë Komunën e Tetovës.
– Advertisements –
“Njoftohen qytetarët dhe opinioni i gjerë së për shkak të kaosit, mungesës së sigurimit të të punësuarve, shkaku se ndërmarrja nuk është e regjistruar dhe të punësuarit e ndërmarrjes NP “Tetova Transport” figurojnë si të punësuar në komunë, si dhe për shkak të parregullsive të shumta, ndërpritet përkohësisht transporti publik. Duke pasur parasysh që të mos dëmtohet edhe më shumë xhepi i qytetarëve për shpenzimet e pakontrolluara. Kjo gjendje do të zgjatë deri sa të përfundojë skenimi final i gjendje së krijuar në këtë ndërmarrje nga strukturat e mëparshme udhëheqëse”, thuhet në njoftim.