“Thaçi e Veseli janë në fokusin e Speciales”

Presidenti Hashim Thaçi e kryeparlamentari Kadri Veseli janë vetëm dy nga figurat e elitës politike që janë nën hetime për krimet e para dhe pas luftës. Dhomat e Veçanta janë caku i tyre.

Gazetari Vehbi Kajtazi në Rubikon të KTV-së ka thënë se zhvillimi i hetimeve po bëhet krejtësisht ndryshe nga ajo se çfarë ka bërë EULEX-i, Tribunali Hagës apo UNMIK-u.

“Nën hetime janë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçin, kryeparlamentari Veseli, Haliti, Syla dhe të tjerë të këtij niveli. Ata hetohen për një seri krimesh para dhe pas luftës. Strukturalisht hetimi qysh është zhvilluar dhe si po vazhdon dallon shumë nga ajo që është bërë nga Tribunali i Hagës dhe asaj që e ka bërë EEULEX-i e UNMIK-u”, ka thënë Kajtazi.

“Kjo Gjykatë është pasojë e mosveprimit tonë”, shtoi tutje Kajtazi.

E në anën tjetër, Besa Luzha thotë se kryesisht shoqëria civile e ka përkrahur themelimin e Gjykatës Speciale.

Ndërsa, opinionisti Mufail Limani theksoi se themelimi i kësaj Gjykate është e keqja më e madhe që i ka ndodhur shtetit të Kosovës.

“Gjykata Speciale është një e keqe e madhe që i ka ndodhur Kosovës. Keqkuptimi thelbësor është se në fakt nuk gjykohet Hashim Thaçi ose Kadri Veseli, por lufta e UÇK-së për liri”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme