Makolli premton që procesi për të zhdukurit do të marrë rrugë të drejtë

Delegacioni kosovar për bisedime rreth çështjes së të zhdukurve pret që shumë shpejt të ketë një takim me delegacionin serb dhe të diskutohet çështja e të zhdukurve, shkruan sot Koha Ditore.

Udhëheqësi i delegacionit për bisedime për çështjen e të zhdukurve, Ibrahim Makolli, ka thënë se do të ndërmarrin të gjitha masat që procesi të marrë rrugë të drejtë dhe përfundimisht familjarët të jenë të njoftuar për fatin e të afërmve të tyre.

“Do të bëjmë të gjitha përpjekjet në mënyrë që procesi të marrë kah dhe drejtim që do të rezultojë me zbulimin e fatit të këtyre personave, ku për fat të keq janë edhe mbi 1.600 të zhdukur. Këtë vit ne do t’i ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme jo vetëm në raport me nevojat e brendshme, por do të kemi edhe një koordinim me të gjithë akterët në mënyrë që procesi të marrë rrugë të drejtë dhe përfundimisht familjarët të njoftohen me fatin e të afërme të tyre”, ka deklaruar ai për gazetën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme