Gjobitet nga policia, pa rrip sigurimi dhe me fëmijën e mitur në prehër

Shpesh prindër të papërgjegjshëm nuk përdorin mjete fiksuese për fëmijët në makinë dhe më keq akoma, i mbajnë ata në prehër kur drejtojnë makinën duke ua rrezikuar seriozisht jetën. Një shkelje e tillë është konstatuar paraditen e sotme në Kombinat nga policia rrugore.


‘News 24’ ka siguruar videon ku drejtuesi i mjetit duke i dhënë makinës mbante në prehër një fëmijë më pak se 2 vjeç.

Shkelësi u gjobit nga ana e policisë siç e parashikon kodi rrugor si edhe iu pezullua patenta për 6 muaj.

Policia rrugore e Tiranës apelon gjithë drejtuesit e mjeteve që të përdorin mjete fiksuese për fëmijët si dhe të përdorin rripin e sigurimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme