VMRO-DPMNE: Tragjeditë po bëhen përditshmëri, përgjegjësi duhet të ketë

VMRO-DPMNE-ja vazhdon të akuzoj pushtetin se po bën çmos që të shmang përgjegjësin për tragjedinë me autobusin e Besa Trans ku humbën jetën 45 qytetarë. Sipas kësaj partie opozitare tanimë është e qartë se pushteti po tenton të fsheh dhe të shpëtoj dikë nga përgjegjësia.

“Kjo tragjedi mori jetën e 45 personave për shkak të lëshimeve të institucioneve. Së pari autobusi nuk ka poseduar licencë për transport ndërkombëtarë. Autobusi në ditën e kobshme ka përdorur dokumente dhe targa të huaja, ndërkohë që nuk ka qenë i regjistruar në sistemin e Doganës. Vozitësit e autobusit nuk kanë qenë të punësuar në kompaninë Besa Trans, ndërsa autobusi ka qenë i riparuar dhe në vend të 49 kishte 54 ulëse. Të gjithë këto gjëra flasin se Dogana, MPB-ja, Ministria e Transportit, Inspektorati Shtetëror për Transport janë përgjegjës për këtë aksident të tmerrshëm”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së, nga ku shtojnë se tragjeditë në vendin tonë po bëhen përditshmëri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme