Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëse ai do të zgjidhet në krye të Partisë Demokratike.
Berisha tha se ai nuk do të lëvizë nga parimet e tij pro amerikane dhe pro europiane.
Madje u zotua se marrëdhëniet me SHBA sipas tij do arrijnë konsolidim të paparë.
“Në qoftë se unë zgjidhem në krye të Partisë Demokratike, orientimi pro SHBA-ve dhe pro NATO-s! Do njohë konsolidim të paparë. Gjithçka që është arritur deri më sot është vepër e saj. Nuk lëviz kurrë nga këto parime”, tha ai.
AMBASADORI I SHBA
Berisha ka folur dhe për marrëdhëniet me ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim, teksa tha se ai nuk do pranojë kurrë Guvernatore. Ndërkohë që për ambasadorin e ri të SHBA-ve ai tha se do jetë më i nderuari.
“Ambasadori Amerikan do jetë më i nderuari, por s’do pranohet kurrë dhe s’kam pranuar kurrë Guvernator. Ky vend është bërë i pavarur me ndihmën e një presidenti amerikan, Kosova është bërë e pavarur me ndihmën e tre Presidentëve amerikan.
Kurrë ata nuk kanë menduar dhe nuk mendojnë që ti diktojnë shqiptarëve se kush duhet të hyjë apo jo në Parlament”, tha Berisha.