Nga takimet e Berishës në selinë e PD-së, te konferenca e Bashës, si paraqitet situata në kampin opozitar

Pas disa orësh zhvillimesh politike situata në selinë e Partisë Demokratike paraqitet e qetë.

Ditën e sotme ish-kryeministri, Sali Berisha ishte në selinë e PD ku edhe mbajti takim me mbështetësit e tij, ndërsa nga ana tjetër Basha zhvilloi mbledhje në lidhje me organizimin e zgjedhjeve të Forumit Rinor të PD-së.

Gazetari Osman Stafa tha se mes mbështetësve pati disa konfrontime, por pa incidente të theksuara.

Mes palëve Berishës dhe Bashës, pati akuza të forta. Ndërkohë aktualisht kryedemokrati Basha po zhvillon mbledhje duke pasur në fokus zhvillimet e ditës së sotme.

Ndërkohë, ditët në vijim nuk priten të qeta në kampin opozitar, pasi Berisha ka paralajmëruar referendum për shkarkimin e Bashës, ndërsa më datën 18 dhjetor pritet të zhvillohet Kuvendi i thirrur nga kreu u PD-së Lulzim Basha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme