Ermira e BESËS – qeveritarëve: Llumi i korrupsionit iu doli në sipërfaqe

Nënkryetarja e Lëvizjes BESA, Ermira Asani Salija ka shprehur dhembjen e saj për humbjen e jetëve në tragjedinë e fundit që goditi Shkupin. Ajo është shfaqur e ashpër edhe me politikanë që neglizhuan problemet e banorëve gjë që ndikoi që katastrofa natyrore të shndërrohet në tragjedi me humbje të jetëve të njerëzve, raporton Sakte.net
“Mendimet tona janë me të ndjerët u dhashtë Zoti prehje, janë edhe me të gjallët që bëjnë sot luftë mes durimit dhe zisë.
Fatkeqësia nuk njeh kombësi, por standardet e jetës po. Nuk di a do të bindet më kush se vendbanimet shqiptare kanë kushte substandarde.
Pushtetarëve një përkujtim: llumi del në sipërfaqe gjithmonë, korrupsioni juaj u doli në sipërfaqe përmes kanalizimit”, ka shkruar, Ermira Asani Alija, nënkryetare e Lëvizjes BESA në rrjetin e saj social./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme