Sami Ukshini: Nëse jemi terrorist siç thoni, cili shtet normal bën pazar me një grup terroristësh?!

Gjatë kohës kur po zhvillohej gjykimi i grupit “Kumanova” në Maqedoni të Veriut, njëri nga pjesëtarët e këtij grupi Sami Ukshini, i njohur si komandant Sokoli, në fjalën përfundimtare të tij, kishte thënë se Mirsad Ndrecaj dhe Begë Rizaj, i kishin refuzuar 5 milionë euro.

Siç u shpreh z.Ukshini, ai i ka parë me sytë e tij Begun, Mirsadin dhe persona të tjerë të ndjerë diku pas orës 21.00, të 9 majit, dhe se, me qenë se liderët nuk kanë pranuar të marrin 5 milionë euro në mënyrë që të heshtin, ata i kanë vrarë.

“Nëse them se kemi incizime të atyre dy djemve kur ju keni ofruar para, 5 milionë euro, por nuk kanë pranu, dhe i keni vra, ekzekutu… E dini prej kujt, prej shërbimit të presidentit dhe atë shërbimin që e ka kontrollu ish kryeministri Nikolla Gruevski. Nëse jemi terrorist siç thoni, cili shtet normal bën Pazar me një grup terrorist”, kishte thënë Sami Ukshini, shkruan “Bota sot”.

Të rikujtojmë se deklarata nga gazetari nga Kosova Vehbi Kajtazi, se grupi “Kumanova” janë një bandë kriminale, ka rikthyer edhe njëherë në temë ditore grupin e “Kumanovës”, të cilët po vuajnë dënimin në burgjet e Maqedonisë së Veriut.

“Ajo është një bandë kriminale, e cila e armatosur deri në dhëmbë kanë shkuar atje dhe kanë hyrë në Kumanovë, në një zonë…cilat drejta të shqiptarëve? Një bandë kriminale prej ktuhit po shkon për të drejta të shqiptarëve atje. A e din që ka pas hetim të Prokurorisë Speciale të Kosovës, që kjo bandë ka planifiku me sulmu Burgun e Sigurisë së Lartë me e nxjerr një kriminel tjetër, si Bedri Krasniqi, dmth ne po i harrojmë këto sende e këto fakte. Maqedonia, qaj Gruevski i keq, edhe nëse po na dëgjojnë le të flet dikush ndryshe, përfaqësues i Gruevskit në Prishtinë, ka ardh Ali Ahmeti, i cili e ka taku Ramush Haradinajn dhe ja ka tërhjek vërejtjen për një grup që po sillen anej të armatosun, por s’ka marr përgjigje. Ramushi po na dëgjon, le të thotë ndryshe. E ka taku Hashim Thaçin, i cili s’është këtu, e ka taku Kadri Veselin, e ka taku kryeministrin Isa Mustafa”, ka thënë Kajtazi.

Madje sipas Kajtazit, udhëheqësit e grupit të “Kumanovës” i kishin marr 3 milionë euro.

“Të gjithë këta tu kërku zgjidhje sepse një grup prej Kosove i armatosun ka shku atje edhe po shkakton trazira. Paraprakisht ka qenë ai incidenti në stacionin policor në kufi, dmth ku kanë hy i kanë ç’armatos policët. Mos t’bahemi opurtunista na tash me thane këtu a a janë terroristë a jo. Ata kanë shku në një shtet tjetër të armatosur prej Kosove, dhe ata udhëheqësit e tyre i kanë marr do pare sepse kanë dal dëshmitë nja 3 milionë euro që ka pagu shërbimi maqedonas, ata udhëheqësit kanë dasht do pare, e një pjesë e tyre përnime se kanë ditë as ka po shkojnë”, ka deklaruar ndër tjerash Vehbi Kajtazi”, ka deklaruar Vehbi Kajtazi./Bota Sot

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme