Maqedonia e Veriut duhet të ndryshojë Kushtetutën e saj. Këtë e kërkon presidenti i Bullgarisë Rumen Radev. “Ky do të ishte një hap drejt zgjidhjes së kontestit ndërmjet Sofjes dhe Shkupit”, ka thënë ai në Bruksel për edicionin elektronik evropian “Euroactiv”.
“Besohet se jemi në proces të rinegociimit të Marrëveshjes së Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë, por nuk jemi. Ne jemi në proces të kërkimit të një mënyre për ta zbatuar më mirë këtë Marrëveshje. Marrëveshjet duhet të respektohen. Ky është parakushti krye