Deda tregon dy rrugë që duhet ndjekur me rastin e trenit në veri

Deputeti Ilir Deda është i bindur se treni Beograd – Mitrovicë nuk ndalet me letër proteste BE-së.

“As muri nuk hiqet ashtu. As fletëarrestet e riaktivizuara nuk hiqen kështu.

Thaçi heshtë, Mustafa po ashtu. Me këtë qasje, Qeveria sillet thua se sovraniteti në veri është i BE-së, e jo i Kosovës. Qeveria me këto letra proteste sillet thua se jetojmë në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar”, ka thënë Deda.

Ai ka thënë se në vend të letrave proteste, duhet që:

1. Qeveria ta thërret urgjentisht shefin e KFOR-it dhe shefen e EULEX-it dhe t’u thotë që nëse ata nuk e ndalin trenin do ta ndalë shteti i Kosovës;

2. Urgjentisht të mblidhen liderët e partive politike për krijimin e politikës së re shtetërore konsensuale për ruajtjen e sovranitetit dhe qasjes së re karshi Serbisë.

“Në të kundërtën do të vazhdohet me vajtim dhe letra proteste. Thua se nuk jemi shtet. Thua se nuk e shpallëm pavarësinë para 9 vitesh”, ka thënë më tej Deda.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme