Hoti: Policia kufitare duhet t’i ndalojë zyrtarët serbë pa leje

Policia e veriut është e gatshme t’i dalë në ndihmë policisë kufitare, nëse kjo e fundit kërkon ndihmë për ndalimin e zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë, të cilët janë nisur drejt Kosovës me tren, pa leje nga autoritetet e Kosovës, ka thënë Besim Hoti.

Zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Hoti, ka thënë nëpërmjet telefonit për KosovaPress se është policia kufitare ajo që do të duhej t’i ndalonte zyrtarët serbë, të cilët nuk kanë marrë leje për të hyrë në Kosovë.

Ai ka shtuar se policia në veri është e gatshme t’i dalë në ndihmë policisë kufitare, nëse kjo e fundit kërkon një gjë të tillë.

KosovaPress ka tentuar të marrë një deklaratë nga zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, megjithatë ai nuk është përgjigjur në telefon.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme