Limuzina ‘Cadillac One’ e Presidentit të zgjedhur Donald Trump pritet të debutojë në Ditën e Inagurimit.
Pamjet nga afër të veturës presidenciale të njohur gjithashtu edhe si “Bisha”, zbulojnë veçoritë që kjo veturë do t’i ketë – të cilat do të jenë më mbresëlënëse se të paraardhësve të saj.
Cadillac do të jetë i pajisur me armë duke përfshirë topa të gazit lotsjellës, një armë gjahu dhe madje në veturë do të ketë edhe shishe me llojin e gjakut të presidentit, në rast të ndonjë emergjence, transmeton Gazeta Express.
Dyert dhe dritaret e limuzinës do të jenë të papërshkrueshëm nga plumbi dhe sulmet kimike dhe biologjike.
Detajet e sakta rreth karakteristikave të veturës nuk janë zbuluar ende për publikun, por pamjet e modelit aktual të veturës presidenciale tregojnë se sa e mbrojtur do të jetë kjo limuzinë presidenciale.