Të premten myslimanët në Kosovë mbledhin ndihma për në Maqedoni

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton se pas namazit të xhumasë që mbahet ditën e premte, në të gjitha xhamitë e Kosovës do të organzojë aksionin humanitar për grumbullimin e të mirave materiale për ndihmë të prekurve nga përmbytjet në Maqedoni.
“Apelojmë tek të gjithë besimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të mbështesin dhe të jenë pjesë e aksionit për ndihmë të prekurve nga përmbytjet në Maqedoni.” shkruhet në komunikatë.

Gjithashtu BIK shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme