ASH: Regjimi Ahmeti-Mijallkov-Zaev vazhdon me faljen e kriminelëve

 

Kanë reaguar edhe nga Aleanca për Shqiptarët për faljen e ish numrit 1 të shërbime sekrete, Sassho Miajllkov. Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se regjimi Ahmeti-Mijallkov-Zaev vazhdon me faljen e kriminelëve, duke ju përgjigjur në formën më arrogante të mundshme qytetarëve që kundërshtojnë krimet e tyre. Ata potencojnë se vetëm dy ditë pasi nuk i lejuam që të falin Sead Koçanin, Aleksandër Vasilevski Ninxhan dhe Boban Iliçin, Ministria e (Pa)drejtësisë tërhoqi listën e plotë duke mos lejuar që të falen as të burgosur të tjerë që janë me vepra më të lehta e madje edhe pafajsisht në burgje. Nga ana tjetër, sipas tyre, me vendim të Gjykatës së kapur penale, sot u la i lirë Sasho Mijallkov, partneri kryesor i regjimit aktual dhe njeriu që shkatërronte fate njerëzish dhe buxhetin e shtetit.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme