Mijallkov mbetet në paraburgim

 

‍Këshilli penal i Gjykatës Themelore Penale sonte ka sjell vendim që Sasho Mijallkovit t’i shqiptohen edhe 30 ditë paraburgim, për rastin e njohur në publik “Parcelat në Vodno”.

 Këshilli e ka pranuar propozimin e prokurorit publik të Prokurorisë Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, i cili pasdite parashtroi propozimin, pasi paraprakisht Gjykata e Apelit në Shkup e pranoi ankesën e Mijallkovit dhe garancinë mbi 11 milionë eurosh, pas çfarë solli vendim që t’i shqiptohet masë e kujdesit.

Në kumtesën e Gjykatës penale thuhet se Këshilli konsideron se janë plotësuar kushtet e nenit 165, përkatësisht se ekziston rreziku nga arratia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme