Një grua ruse është duke bërë çudira.
36-vjeçarja, Anastasia përkundër motit të ftohtë preferon që të notojë në liqene të ngrira edhe gjatë këtyre ditëve.
Sirena ruse, siç e quajnë Anastasias, tha se noti në liqene të ngrira shëronte shumë probleme shëndetësore.
Kjo infermiere 36-vjeçare nga Vladivostok thyen akullin në liqenet e ngrira në Rusi dhe më pas noton.
Ajo shpesh e bën këtë duke veshur një bisht të improvizuar sirenë.
Ajo ka tërhequr vëmendjen e publikut për shkak të “hobit” dhe shpesh është në shënjestër të kritikave, por beson se “gjithçka po funksionon si duhet”.
Ajo tha se shumë e paralajmërojnë për pneumoni dhe sëmundje të tjera, por se beson se noti dimëror forcon sistemin imunitar.
“Për ata që më panë për herë të parë dhe që janë të shqetësuar për shëndetin tim si meningjiti, pneumonia, problemet e veshkave apo dështimi i organeve të tjera, mos u shqetësoni ky është pasioni im”, tha ajo.
© SYRI.net