Autorët me kapele/ Vrasja në Kodër Kamëz u regjistrua nga 4 kamera sigurie

Policia më pranë zbardhjes së vrasjes së 30-vjeçarit Can Kariçi në Kodër Kamëz. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi se e gjithë ngjarja është regjistruar nga 4 kamera sigurie të bizneseve pranë vendit ku ndodhi vrasja. Sipas pamjeve filmike është zbuluar se autorët kanë qenë të maskuar me kapele.

Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave për të zbardhur krimin që tronditi mbrëmjen e së enjtes kryeqytetin.

Can Kariçi rezulton me precedentë të mëparshëm penalë, teksa në makinën e tij u gjet një armë. Ndërkohë pak minuta pas vrasjes policia gjeti të djegur në Institut makinën e autorëve të dyshuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme