Ligji i ri për legalizimin e objekteve pa leje është shumë më i rreptë krahasuar me ligjin e vitit 2011

 Ligji i ri për legalizimin e objekteve pa leje është shumë më i rreptë krahasuar me ligjin e vitit 2011, për legalizimin me një euro. Ministri i Transportit Bllagoj Boçvarski, në emisionin “360 gradë” siguron se Ligji është përgatitur duke dëgjuar zërin e palëve të prekura, shkruan Alsat.

Boçvarski pretendon se të gjithë ata që kanë ndërtime pa leje, dhe nuk do të aplikojnë për legalizim pas gjashtë muajsh do t’i nënshtrohen shembjes.

“Menjëherë pas përfundimit të këtij ligji, gjegjësisht pas përfshirjes që do të ndodhë me këtë ligj dhe kërkesave që do të parashtrohen, procedurat që do të zhvillohen…gjithçka që ka mbetur duhet të prishet. Kështu thotë ligji dhe duhet të respektohet dhe do të duhet të respektohet edhe nga komunat edhe nga shteti nëpërmjet Inspektoratit shtetëror ndërtimor”, tha Bllagoj Boçvarski- ministër i transportit dhe lidhjeve.

Sipas arkitektëve, është absurde të miratohet sërish një ligj për legalizimin e ndërtimeve pa leje, i cili amniston të gjithë ata që me vetëdije kanë shmangur ligjet në vend. Ligji i ri jep edhe mesazhin se po cenohen themelet e shtetit ligjor, shprehet profesori Mirosllav Gërçev.

“Ky ligj praktikisht e maskon gjendjen e jofunksionalitetit dhe korruptimin e organeve të shtetit sepse nuk është bërë analizë as e këtij ligji- thuhet, për raste të këtilla sociale, në fakt askush nuk e di pse pas propozimit të qeverisë nuk ekziston kategori, klasifikim, askush nuk ka dalë në terren të bëjë kontroll. Ndërtimi pa leje me ligjin e dytë kategorizohet si akt i cili thotë se në Maqedoni sundon e padrejta. Ky ligj fsheh edhe shumë gjëra tjera që në shikim të parë nuk duken”, u shpreh Mirosllav Grçev, profesor në Fakultetin e arkitekturës.

Nëpër vendet e botës thuajse nuk ekziston zgjidhje ligjore për legalizim të ndërtimeve pa leje. Raste të këtilla të legalizimit ka vetëm kur në vende të caktuara ka pasur luftë ose katastrofa natyrore dhe jepet hapësirë që qytetarët sërish t’i legalizojnë objektet e ndërtuara.

Ligji i parë me të cilin u mundësua legalizimi i ndërtimeve pa leje për 1 euro për metër katror ishte ai i vitit 2011 nga qeveria e kaluar me çka duhej të legalizohen më shumë se 280 mijë objekte pa leje.

Ligji i ri duhet t’i përfshijë ndërtimet pa leje deri në janar të vitit 2021, por me kushte të ndryshuara për pagesën e taksave komunale. Nuk do ketë legalizim të objekteve në zona që janë rreptësishtë të mbrojtura, por vetëm në një pjesë të zonave të mbrojtura./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme