Papa Françesku gjatë meshës së Krishtlindje kujton se është shumë e rëndësishme që puna e njeriut të ketë dinjitet dhe të vlerësohet.
Ai gjithashtu ka theksuar se njeriu nuk është skllav i punës, ndërsa ka bërë thirrje që qytetarët t’i kthehen besimit, dashurisë dhe bamirësisë.
“Jezusi lindi pranë barinjve , afër të harruarve. Ai është atje ku dinjiteti i njeriut vihet në provë. Sonte Zoti vjen për të mbushur me dinjitet vështirësitë e punës. Ai na kujton se sa e rëndësishme është t’i vlerësojnë në punë dinjitetin njeriut”, ka thënë ai duke shtuar: Të dashur vëllezër dhe motra, le të kthehemi te thelbësorja e besimit, te dashuria e parë, te adhurimi dhe te bamirësia. I shikojmë të urtët që enden, rrugës, ku është Zoti në njeriun dhe njeriu në Zot; ku Zoti është në radhë të parë adhurohet, ku të fundit zënë vendin më afër tij. Zoti na dhëntë të jemi një kishë e varfër dhe vëllazërore adhurimi. Kjo është thelbësore”.