ASH-ja mban kuvendin qendror të partisë

 

 Aleanca për Shqiptarët sot mban kuvendin e partisë ku diskutohen raporti për zgjedhjet lokale, data e kongresit dhe formimi i komisionit për organizimin e kongresit. Kryetari i partisë Ziadin Sela tha se nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo që flitet për deponimin e dorëheqjes së tij. Ai shtoi se para kongresit të partisë, i cili duhet të mbahet në pranverë, nuk dëshiron të lë partinë pa organe dhe të hyjë në lojëra të dorëheqjeve, të cilat do ti përshtateshin oponentëve politik, shkruan Alsat.

Duke komentuar zhvillimet e fundit politike, me mandatarin e ri për Qeverinë e re dhe formimin e shumicës së re parlamentare, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe se KOvaçevski, BDI dhe AAA nuk kanë legjitimitet për të qenë në pushtet.

Sela shtoi se shumica e re parlamentare do të jetë improvizim, pasi është e zhveshur nga Legjitimiteti dhe nuk mund të shpresohet që të kemi Qeveri e cila do të garantojë stabilitet politik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme