Publikimi i databazës me targat e makinave të regjistruara në Shqipëri ka nxjerr në pah edhe preferencat e deputetëve të Partisë Socialiste.
Gazeta ‘Panorama’ ka bërë një kryqëzim informacionesh mes databazës së targave dhe deklarimeve të pasurisë nga ana e vet deputetëve dhe ka zbuluar se çfarë automjetesh disponojnë deputetët e maxhorancës.
Në regjistrin e targave rezulton se kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, disponon një fuoristradë të markës ‘Volkswagen Tuareg’ të viteve të fundit.
Ndërkohë, ministri aktual i drejtësisë duket se ka rritur standardin e jetesës së tij. Në regjistrin e targave Ministri Ulsi Manja rezulton se ka një fuoristradë të markës ‘Mercedes Benz ML’ me një kubaturë të konsiderueshme 3500 kubik.
Në mesin e atyre që disponojnë automjete modeste në radhët e socialistëve është deputetja Mimi Kodheli. Sipas dokumentit që qarkullon në aplikacionin ‘WhatsApp’ ajo disponon një ‘Fiat 500 C’.
Ndërkohë, deputetja e PS-së në Durrës, Klodiana Spahiu, rezulton se ka në emrin e saj një automjet tip ‘Ford Mondeo’, i cili nuk kategorizohet te makinat e luksit.
Mes deputetëve të PS-së, ka gjithashtu edhe prej atyre që kanë ‘Volskwagen Golf 5’, e cila konsiderohet makinë e thjeshtë.
Ndërkohë, Denis Deliu, ish-gardisti që u bë deputet pasi la mandatin Lefter Koka, rezulton se ka një automjet modest ‘Mercedes’ të vitit 2003.
Makinat në pronësi të deputetëve të PS
Taulant Balla: ‘Volkswagen Touareg’
Damian Gjiknuri: ‘BMW X1’
Mimi Kodheli: ‘Fiat 500’
Ulsi Manja: ‘Mercedes Benz ML 350’
Ermonela Valikaj: ‘Mercedes Benz ML 350’
Fadil Nasufi: ‘Toyota RAV4’
Bujar Çela: ‘Mercedes Benz E 220’
Paulin Sterkaj: ‘Volkswagen Touareg’
Xhemal Qefalia: ‘Mercedes Benz ML 350’
Luan Duzha: ‘Mercedes Benz E 200 Kompressor’
Antoneta Dhima: ‘Mercedes Benz E 320CDI’
Klodiana Spahiu: ‘Ford Mondeo’
Fatmir Xhafaj: ‘Mercedes S Clas’
Nasip Naço: ‘Toyota Rav 4’
Erion Braçe: ‘Mercedes Benz GLA 220CDI’
Toni Gogu: Autoveturë, tip ‘Mercedes Benz’
Rrahman Rrahja: ‘Audi A5’, ‘Range Rover’
Niko Peleshi: ‘Mercedes ML’
Evis Kushi: ‘Skoda Octavia’
Ilirian Pendavinji: ‘Toyota Rav 4’
Jurgis Çyrbja: ‘E Class’
Blerina Gjylameti: ‘BMW X5’
Besion Ajazi: ‘Mercedes’ fuoristradë
Pranvera Resulaj: ‘Mercedes E 280’
Bardhyl Kollçaku: ‘Mercedes Benz c220’
Ilir Topi: ‘Mercedes Benz viti 2008’
Arben Pëllumbi: BMW
Denis Deliu: ‘Mercedes Benz vit 2003’
Gertjan Deda: ‘Golf 5’
Niko Kuri: ‘Nisan’ foristradë, ‘BMË FV3’
Ornaldo Rakipi: ‘Mercedes CLS’
Pa makinë
Alqi Bllako
Belinda Balluku
Elisa Spiropali
Etilda Gjonaj
Etjen Xhafaj
© SYRI.net