Pandemia dhe numri i lart i amendamenteve bllokuan punën e kuvendit gjatë vitit 2021

 Gjatë gjithë vitit 2021, Kuvendi ka miratuar ligje vetëm brenda 23 ditëve në total. Bëhet fjalë për gjithsej 209 ligje, 111 prej të cilëve me procedurë të rregullt, 79 me procedurë të shkurtuar, shkruan Alsat.

Që nga konstituimi i kësaj përbërje në gusht të vitit 2020, ligjvënësi ka pasur 59 seanca plenare, 39 prej të cilave janë përfunduar kurse 20 akoma jo. 56 propozime ligjore ose pika presin të kalojnë procedurat nëpër komisione.

• 209 ligje të miratuara në vitin 2021 (111 – të rregullt, 79 – të shkurtuar)
• 59 seanca plenare që nga konstituimi (20 pa përfunduar akoma)
• 56 pika të pashqyrtuara akoma nëpër komisione

Në prononcimin e fundvitit, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi deklaroi se nuk mund të thotë që është bërë maksimalja por është punuar në përputhje me obligimet e ligjvënësit.

“Unë nuk mendoj se është punuar shumë pak. Mendoj se është punuar në përputhje me dinamikën e punës së Kuvendit dhe në përputhje me procedurat. Për pjesën e pikave që kanë mbetur nëpër komisione, duhet të pyeten kryetarët e komisioneve për arsyet se pse ato pika mbeten tek ata. Kur të merrni të bëni krahasimin e një viti para 2017-ës me një vit të këtij mandati sa i takon sasisë së punës do të shihni se asgjë më pak nuk është punuar pa marrë parasysh se ndoshta ka pasur më pak ditë pune”, deklaroi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Puna e Kuvendit u vështirësua veçanërisht për shkak të pandemisë, me prezencë të kufizuar të gazetarëve dhe transmetime jo të plota të punës së komisioneve. Mirëpo, mos-marrëveshjet politike ishin arsyeja kryesore.

Bllokada fillestare ishte për shkak të mijëra të amendamenteve të opozitës shqiptare si kusht për miratimin e Ligjit të Shtetësisë. Më pas Kuvendi u përball me sfidën e shumicës së ngushtë parlamentare kur deputetët kishin vendime për izolim dhe nuk mund të sigurohej kuorumi. Gjatë gjithë periudhës parazgjedhore për zgjedhjet lokale, Kuvendi po ashtu nuk kishte asnjë aktivitet. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme