Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurat anësore të hekurit duke përfunduar në trotuar.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, teksa automjeti ka pësuar dëme të shumta. Policia ka kryer të gjitha veprimet hetimore e procedurale në vend.