Ministri i Punës, Punësimit, veteranëve dhe Çështjeve Sociale të Serbisë, Aleksandar Vulin, tha sot se serbët në Kosovë i ka mbajtur lufta e tyre e vazhdueshme dhe e guximshme për liri.
“Serbët në Kosovë i mban Beogradi, serbët në Kosovë i mban rezoluta 1244, serbët në Kosovë i mban lufta e tyre të vazhdueshme dhe e guximshme për liri. Unë e di se Mustafa do të donte që Vuçiq të mos luftonte për të drejtën për t`i mbrojtur serbët në Kosovë. Unë e di që Mustafa ,Thaçi dhe Haradinaj e Kurti do të dëshironin që Beogradi t`i braktiste serbët në Kosovë, por për fat të keq të tyre kjo nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë”, tha ai për “Tanjug”, përcjellë Klan Kosova.