Sasho Mijallkov do të festojë festat e fundivitit në liri

Igor Stefanovski

– Advertisements –

Ish kreu i policisë sekrete Sasho Mijallkov do ta festojë vitin e ri 2022 në liri. Gjykata e Apelit ia shfyqizoi paraburgimin për rastin “Parcelat në Vodno. Burime gjyqësore për Alsat bëjnë të ditur se nuk do kishte vendim nëse njëri nga gjykatësit e Apelit, Enver Bexheti, nuk do kthehej në punë, edhe pse ishte në pushim mjekësor, shkruan Alsat.

YouTube video

“Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit pranohet ankesa e të akuzuarit dhe ndryshohet vendimi i shkallës së parë, kështu që të akuzuarit i hiqet masa e paraburgimit dhe urdhërohet i njëjti të lirohet menjëherë për t’u mbrojtur në liri.”- thuhet në njoftimin e Gjykatës Penale.

Mijalkovit iu caktua masa e paraburgimit për “Parcelat në Vodno”, pasi Gjykata e Apelit pikërisht para një jave ia shfuqizoi paraburgimin për rastin “Thesari” me garanci 11 milionë euro. Sipas informatave të Alsat nga organet hetimore, pikërisht këto 11 milionë euro me të cilat Mijalkov garanton se nuk do të arratiset, në fakt janë nën hipotekë bankare, e cila ka pranuar që pasuria tani të jetë hipotekë e shtetit, përkatësisht Agjencisë së Kadastrës në rast se Mijallkov arratiset. Burime për Alsat bënë me dije se prona ishte lëndë e veprës penale dhe duhej të ngrihet nga Prokuroria, por kjo ishte penguar, pasi prona që është nën hipotekë bankare nuk mund të ngrihet në lëndë penale.

Para dy ditëve avokatët e Mijallkovit siguronin se ai do të jetë në dispozicion.

“E sigurojmë opinionin se Mijalkov nuk ka ndërmend të arratiset- tha Petar Vasilev, avokat i Mijalkovit.

Për Mijalkovin tani vlejnë masa të tjera kujdesi. Ai do duhet të paraqitet çdo javë në Gjykatën Penale dhe nuk do mund të largohet nga vendi pasi nuk ka pasaportë. Mijalkov është në paraburgim nga muaji shkurt, pasi para kësaj u zhduk pa gjurmë, ndërsa më vonë kur u paraqit tha se ka pasur simptoma të kovidit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme