Pas vendimit të Gjykatës së Apelit mbi lirimin e Sasho Mijalkov nga burgu, menjëherë ka reaguar Aleanca për Shqiptarët, të cilët thanë se u lirua partneri kryesorë i regjimit LSDM-BDI.
– Advertisements –
“Gjyqësori i kontrolluar nga regjimi LSDM-BDI arriti të triumfojë kundër drejtësisë dhe qytetarëve. Sasho Mijalkov, partneri kryesor i këtij regjimi, më në fund është liruar me vendim të Gjykatës së Apelit. Kjo ditë do të mbahet mend si dita më e errët e drejtësisë në vend. Sot krimi, korrupsioni dhe regjimi janë bërë bashkë për të shpëtuar kumbarin e tyre nga drejtësia, ndërkohë që qindra qytetarë po mbahen ilegalisht nëpër burgje. Ministri dhe zëvendësministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq dhe Agim Nuhiu sot duhet të largohen urgjentisht nga postet dhe t’i bashkohen shefit të dështuar Zoran Zaev. I sigurojmë bashkëpunëtorët në krim dhe drejtuesit e këtij regjimi se do të vijë dita shumë shpejt dhe do të përgjigjen për çdo krim dhe padrejtësi ndaj shtetit dhe qytetarëve të tij”, thanë nga Aleanca për Shqiptarët.