Në Strugë është regjistruar një rast me llojin e ri të virusit Omicron. Nga Qendra për Shëndet Publik në Ohër thonë se bëhet fjalë për një të moshuar, rast asimptomatik dhe aktualisht ndodhet në izolim. Ai nuk ishte plotësisht i vaksinuar me dy doza. Ky është rasti i dytë i konfirmuar zyrtarisht me Omicron në Maqedoni, pasi javën e kaluar u zbulua te një shtetas i ardhur nga Britania e Madhe, shkruan Alsat.
“Njeriu erdhi për t’u testuar për udhëtim dhe gjatë kontrollit rutinë që duhet bërë gjatë udhëtimit, duhet bërë edhe test PCR për personat që nuk kanë marrë dy vaksina kundër Covidit. Gjatë atij skriningu, u zbulua se personi ishte i infektuar me Omicron. Burimi nuk dihet, ai nuk e di se nga e ka marrë infeksionin. Meqenëse në rajonin e Strugës kemi shumë mysafirë nga vende të tjera, të cilët janë mërgimtarët tanë, ndoshta ndonjëri prej tyre mund të jetë burim i infeksionit Omicron”, deklaroi Jovanka Strulakova Koroveshoska-epidemiologe. /Alsat.mk