RMV strehoi mbi 700 afganë – Ktheu edhe 100 shtetas që kishin ngecur atje

Gazetare: Evi Shkopi

– Advertisements –

Më 15 gusht pasi kishin shtrirë kontrollin e tyre në të gjithë Afganistani, talibanët shtinë në duar edhe Kabulin.

Kjo bëri që mijëra afganë, ku më të rrezikuar ishin ata që gjatë 20 viteve të fundit kishin bashkëpunuar me perëndimorët, t’i drejtoheshin aeroportit “ Hamid Karzai”, që ende nuk kishte rënë në duart e talibanëve.

SHBA dhe shtetet anëtare të NATO-s organizuan evakuimin e afganëve që kishin leje për largim. Në Kabul kishin ngecur edhe 100 shtetas të Maqedonisë së Veriut që atje ishin angazhuar me punë. Brenda pak ditëve ministria e Jashtme dhe kompanitë ku punonin shtetasit në fjalë, siguruan evakuimin dhe sjelljen e tyre në vend.

“Kishte siguri, sepse ishte ushtria amerikane aty që na mbronte. Kështu që nuk ka pasur shumë rrezik”, ishte shprehur një shtetas i kthyer nga Afganistani.

“Kemi pasur stres të madh.

– Emocionoheni kur e mendoni që ju ka ardhur djali shëndosh e mirë?

– Po, shumë. Nuk ka qenë e lehtë. Falë Zotit ka pasur internet dhe kemi komunikuar vazhdimisht.

A keni arritur të bëni gjumin rehat këto ditë?

-Jo, nuk mundeshim. Por Falë Zotit që erdhi shëndosh e mirë”, kishte thënë një prind.

Shumë shtete, në mesin e të cilave edhe vendi ynë ofruan gatishmëri të strehojnë shtetasit evakuuar afganë. Tek ne u strehuan më shumë se 700 te tillë. Shtetasit e evakuuar ishin persona që gjatë viteve të fundit kishin bashkëpunuar me SHBA-të dhe NATO-n.

Të njëjtët u strehuan nëpër hotele me te cilët Qeveria arriti marrëveshje, ndërsa shpenzimet financiare u mbuluan nga organizatat ndërkombëtare.

Kontigjenti i parë me shtetasit afganë mbërriti me 31 gusht. Të njëjtët u pajisën me leje qëndrimi të përkohshme 90 ditore, derisa të përfundonte procedura për pajisjen e tyre me dokumentet e nevojshme për qëndrim në shtete anëtare të BE-së ose në SHBA. Procedura e rregullimit të dokumenteve është në kompetenca të Ambasadës Amerikane në Shkup. Qeveria e Maqedonisë së Veriut është treguar tejet e rezervuar rreth informacioneve që kanë të bëjnë me këto shtetas pa shpalosur detaje se çfarë plani zbatohet dhe nëse ka një të tillë për risocializimin e shtetasve në fjalë.

Mbi 130 shtetas afgane janë larguar nga vendi ynë, ndërsa të tjerët presin marrjen e dokumenteve për të udhëtuar më pas drejt destinacionit që synojnë. Për strehimin e shtetasve afganë Shqipëria ka vuri në dispozicion 7 godina në Qytet Studenti.

Ndërsa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë të dhënë për BBC tha se situata e krijuar në Afganistan i kujton periudhën kur vet shtetasit e Kosovës u larguan nga shtëpitë e tyre për të shpëtuar nga ushtria serbe./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme