“E kam marrë vajzën me vete…”, gazetarja Klodiana Lala kujton një episod të vështirë në punë

Puna e gazetarëve të terrenit është shumë pasionante. Kolegët e miqtë e dinë se Klodiana Lala është gjithë kohës në kërkim të lajmit, duke zbardhur publikisht ngjarje të rënda që implikojnë jo pak herë emra të botës së krimit e jo vetëm. Asaj i duhet të ruajë profesionalizmin edhe para kërcënimeve të njohura tashmë, por pak e njohim përtej objektivit të kameras dhe emisionit më ri të saj “Shënjestër” në TV “News24”. Në një intervistë për “Vila24″ ajo shfaqet për herë të parë me vajzat e saj, Priseas dhe Elizé.


Klodi, siç e thërrasin kolegët, është një grua e butë dhe e ndjeshme, shumë e lidhur me të voglat e saj. ” Sa herë gjej kohë shkëputem e shkoj pranë tyre.”-thotë, ndërsa tregon për raportin e ngushtë qe ka me vajzat. Për shkak të ritmit të ditës, Klodiana thotë se i ka mësuar dhe ato të jenë korrekte me orarin e të kenë disiplinë e rregull në shtëpi.

Gjatë inyervistës kujton se i është dashur një herë që për efekt të kohës, të marrë njërën nga vajzat me vete, në punë edhe pse nuk është gjëja e duhur. Krejt ndryshe, shfaqet në një ditë të zakonshme, ku mësojmë dhe diçka të bukur e me shumë vlerë që përpiqet të bëjë, duke u mësuar Priseas dhe Elizésë këngë të vjetra për të ruajtur traditën. Në fund përcjellin një urim të ngrohtë nga kamera e “Vila24”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme