Kreu i Nismës për Kosovës ka shkruar sot në rrjetin social Facebook se së bashku me me kryetarin e këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi kanë zhvilluar takim me ish-ambasadorin e OSBE’së, William Walker.
Limaj ka treguar se i kanë shprehur mirënjohjen ish-ambasadorit Walker për rolin e tij në kthimin e vëmendjes së botës kah krimet që po ndodhnin në Kosovë, gjatë luftës së 1999’ës.
Ky është shkrimi i plotë i kreut të Nismës:
“Sot së bashku me kryetarin e Këshillit Kombëtar z. Jakup Krasniqi patëm kënaqësinë ta takojmë mikun tonë, mikun e madh të Kosovës, Ambasadorin Wiliam Walker.
Me ambasadorin Walker diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe për problemet me të cilat po ballafaqohet Kosova.
I shprehëm mirënjohje ambasadorit Walker për rolin e tij në të gjitha fazat e zhvillimeve në Kosovë, e posaçërisht për kohën kur ai ishte vënë në anën e së drejtës, duke mbrojtur viktimat e pafajshme të Reçakut në janarin e vitit 1999 dhe duke i klasifikuar sulmin kundër tyre, si krim kundër njerëzimit.
Ambasadori Walker me deklaratën e tij pati kthyer fuqishëm vëmendjen e opinionit ndërkombëtar për krimet që po bëheshin në Kosovë.”