Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev për të hënën konvokoi mbledhje të Këshillit për Sigurinë Kombëtare, kumtojnë nga Presidenca bullgare.
Siç thuhet në njoftim, pritet të diskutohet në temën “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Roli i Bullgarisë në zgjerimin e BE-së dhe në procesin e stabilizimit dhe asocimit: Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria”.
Kryeministri Kiril Petkov para Kuvendit Popullor të Bullgarisë sot deklaroi se qëndrimi i Bullgarisë për procesin negociues për Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ka ndryshuar, por do të përmirësohet me punën e pesë grupeve të punës për gjetje të zgjidhjes për çështjet siç janë infrastruktura, ekonomia, historia dhe kultura.