Gazetari rrëfen dinamikën e protestës: Dyert tek hyrja e katit të dytë ndaloi protestuesit të ngjiteshin lart, ja kur ndërhyri policia

Ndonëse protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha përfundoi, Policia ndodhet në pjesën e jashtme të selisë së PD, për të mos lejuar hyrjet në godinë.


Gazetari Osman Stafa tha për ‘Balkanweb’ se prokuroria ka përfunduar hetimin pas katër orësh dhe më pas u lejuan edhe media të hynte në ambientet e selisë.

Ndërsa raportoi nga ambientet e selisë së PD, gazetari tha se fillimisht janë thyer dyer e dritare nga pjesa qendrore.

‘Protestuesit fillimisht kanë thyer dyer e dritare nga pjesa ballore. Nga komunikimi që kam pasur nga persona që kanë qenë brenda më kanë treguar se situata brenda ka qenë shumë keq. Ka qenë një nga dyert e blinduara që nuk kanë lejuar protestuesit e Berishës të ngjiteshin në katin e dytë. Momenti kulmor ka arritur kur protestuesit kanë shkallmuar derën e jashtme dhe më pas janë përballur me derën e blinduar. Nga dera e poshtme që u shpërthye nuk kishte më mbrojtje dhe nëse protestuesit do të kalonin pikën e fundit, atëherë do të ngjiteshin më lehtë. Xhamat shihen se janë qëlluar nga të gjitha anët e godinës dhe është tentuar për të hyrë. E gjitha PD ka qenë e rrethuar në momentet kulminante kur ka ndërhyrë Policia e Shtetit’, tha gazetari.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme