Kufiri me Kroacinë: Shqiptari dënohet afro 1 mijë euro për 15 kilogramë djath

Një burrë me prejardhje shqiptare i cili jeton dhe punon në Salzburg, më 3 janar derisa kthehej për në Austri, kishte marrë në veturën e ti 15 kilogramë djathë të dhisë.

Ai u ndalua nga kufitarët në Kroaci, dhe u dënuan afro një mijë euro.

48-vjeçari është kontrolluar në kufirin serbo-kroat, dhe zyrtarët doganorë e kishin vërejtur djathin brenda veturës.

Sipas rregullave ndalohet bartja e mishit dhe produkteve të qumështit brenda mjeteve personale të transportit.

“Ndalohet rreptësishtë transporti i mishit apo produkteve të qumështit si person privat. Shqiptari i Salzburgut nuk e kishte idenë se gjoba do të ishte kaq e lartë. Zotërinjtë nga dogana më thanë që tani duhet të paguaj rreth 996 euro, përndryshe nuk do të më kthejnë pasaportën”.

Ai nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të paguante gjobën, shkruan Heute.at përcjell Klankosova.tv.

Burri shqiptar gjithashtu duhej të hidhte djathin.

“Një gjobë është në rregull, por shuma është tepër e lartë”.

Shqiptari porositi të tjerët për gjobat e larta që mund t’i marrin secili që dëshiron të bartë sasi të madhe të mallrave nga vendlindja.

“Mos bëni të njëjtin gabim siç e bëra unë. Mos merrni mish apo djathë me vete”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme