Një ngjarje tragjike për familjen Kodheli në Fier, që pak ditë pas Vitit të Ri humbi një fëmijë 3 vjeç, teksa ishte në çerdhe.
Më 7 janar Noah i vogël kishte shkuar në çerdhe me babain e tij, por në drekë nga çerdhja nëna u lajmëruar se ai kishte pësuar një aksident. Më pas në spital, mjekët iu thanë se fëmija që i mbushte në maj 3 vjeç kishte mbërritur i vdekur.
Gjyshërit e fëmijës kanë folur në një lidhje ‘live’ në News24 në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti. Ata thanë se nga kopshti iu ka dhënë tre versione për ngjarjen. Po kështu sipas tyre, i kanë gënjyer dhe për praninë e kamerave, gjë që e kanë mohuar ditën e djeshme.
Çuni e nisi në shtator çerdhen. Ka lindur në 8 maj 2019 dhe ditën që ka marrë dhe ka mbushur 31 muajsh, jo tre vjeç, por trupi ishte 3 vjeç e më shumë. Në shtator u sëmur dhe e kishim në spital dhe nuk ka shkuar deri në nëntor. Pothuajse në dhjetor.
Ka shkuar rreth orës 08:15 në kopsht, çdo gjë ishte normale. E ushqeva me duart e mia, hëngri bashkë me të atin. Çuni ikte dhe me furgon, jo gjithmonë e çonim ne. Nipi kthehej në orën 4 pasdite nga kopshti. Ka ndodhur në orar buke a gjumi nuk e dimë.”, tha gjyshja e 3-vjeçarit.
Ajo kërkoi të dijë të vërtetën për vdekjen e nipit të saj.
“Ne duam vetëm që edukatorja e nipit të tregojë të vërtetën. Nuk e vëmë dot kokën në jastëk, po na bluan shpirti për djalin. E çuam me duart tona e na e prunë me arkivol”.
/b.h