Reshjet e borës që kanë filluar që në orët e para të ditës së sotme gati në të gjithë territorin e vendit, vazhdojnë të bien me intensitet të lartë edhe gjatë pasdites. Por, ato janë bërë edhe burim aksidentesh të shumta. Një aksident që ndodhi sot pasdite për shkak të borës ka mbyllur edhe autostradën Millandoc-Shtip, në drejtim të Shtipit.
– Advertisements –
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Konjarë. Në këtë aksident janë përfshirë një kamion i tonazhit të lartë dhe një veturë. Nga përplasja e fortë kamioni ka bllokuar gati të gjithë korsinë. Nuk raportohen dëme në njerëz, por vetëm në materiale. Gjithmonë për shkak të borës, një tjetër aksident ka ndodhur edhe në autostradën S. Nilkollë-Shtip.
Situatë e vështirë paraqitet edhe në autostradën Veles-Shkup.