Aksidentoi tre shtetas të mitur dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet drejtuesi i mjetit në Kukës

Është vënë në pranga drejtuesi i mjetit që aksidentoi me makinë 3 të mitur. Ngjarja ndodhi më datë 2 janar pranë spitalit të Kukësit.


Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.L., 23 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Kukës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, pasi më datë 02.01.2022, në afërsi të spitalit të Kukësit, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, pa targa dhe dokumentacion, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar tre shtetas të mitur, të moshave 12, 16 dhe 17 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme