Misteri i vdekjes së 3-vjeçarit në Ferizaj, ende nuk dihet çka e shkaktoi zjarrin

Me 24 dhjetor të viti të kaluar një ngjarje tragjike ndodhi në fshatin Saraishtë të Ferizajt. Një shtëpi ishte përfshirë nga zjarri ku një 3-vjeçar kishte marrë lëndime të rënda trupore, i cili me 28 dhjetor vdiq në QKUK. Por, edhe pse kanë kaluar më shumë se dy javë, ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan zjarrin në atë shtëpi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj në një përgjigje për Demokracia.com ka njoftuar se e ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarr të  gjitha veprimeve hetimore lidhur me rastin e vdekjes së 3-vjeçarit.

Prokuroria është duke e trajtuar rastin në drejtim të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Duke ju referuar kërkesës suaj për të dhëna, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka autorizuar Policinë për ndërmarrjen e gjitha veprimeve hetimore lidhur me rastin në fjalë për shkak të dyshimit të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, ka bërë të ditur zëdhënësja për Informim në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, Vjosa Baftiu.

Ndryshe, natën e 24 dhjetorit të viti të kaluar, 3-vjeçari kishte marrë plagë të rënda pasi shtëpia ku ai jetonte ishte përfshirë nga zjarri, raporton Demokracia.com.

Si pasojë e flakëve të mëdha, fëmija kishte pësuar lëndime të rënda trupore duke iu djegur trupi mbi 75%.

Ai ishte dërguar për trajtim në QKUK, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.

Shefi i spitalit intensiv, Shaqir Uka, kishte bërë të ditur se fëmija ka ndërruar jetë me 28 dhjetor të vitit të kaluar.

“S’ka mujt me iu përballu plagëve që i ka marrë nga djegiet, pak minuta pas mesnatës ka ndërruar jetë”, kishte thënë Uka.

Kujtojmë se Prokuroria Themelore e Ferizajt kishte nisur hetimet për vdekjen e 3-vjeçarit nga fshati Saraishtë i Ferizajt me 30 dhjetor të viti të kaluar.

Në nenin 356 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), thuhet se kushdo që me anë të zjarrit, vërshimeve, armëve, eksplozivit apo ndonjë mjeti tjetër vdekjeprurës, helmit ose gazit helmues, rrezatimit jonizues, forcës mekanike, me energji elektrike ose me ndonjë lloj energjie tjetër, ose me ndonjë veprim tjetër të rrezikshëm apo mjete të rrezikshme, shkakton rrezik të madh për jetën e njerëzve apo dëm të konsiderueshëm pasuror, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

NENI:

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme