Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në një deklaratë për Deutsche Wele, në lidhje me përbërjen e propozuar të Qeverisë thotë se ajo përbëhet nga fytyrat e njëjta, politikat e të cilëve u mposhtën në zgjedhjet e fundit lokale, por edhe emra që nuk janë aspak mbresëlënëse, duke shtuar se në këto pozita vijnë si roje të zaevizmit.
– Advertisements –
“Tani në këtë qeveri janë të njëjtët persona, politikat e të cilëve u mposhtën. E keni Ljupçoo Nikollovskin që ishte në krye të antikorrupsionit në kohën kur kjo qeveri zë vendin e parë sa i përket korrupsionit. Sërish ministër është Mariçiq, i cili njihet për padrejtësitë dhe kaosin në drejtësi. Qeveria vazhdon të udhëhiqet nga ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili është mbrojtësi kryesor i mafies dhe gjatë udhëheqjes së tij me dikasterin e brendshëm kanë ndodhur skandalet më të mëdha lidhur me kontrabandat e ndryshme, pasaportat, vrasjet e pazbardhura e të ngjashme. Bytyqi është edhe një ministër, i cili do të mbahet mend për fiasko në ekonomi, inflacion, çmime të larta në tregje dhe paga të ulëta, tha Mickoski.