Qeveria deri më tani nuk ka arritur të realizojë një të pestën e premtimeve të saj ekonomike. Nga 27 premtimet, 18.5 për qind janë realizuar deri më tani dhe 14.8 për qind janë në fazë të përmbushjes. Instituti i Analizave Ekonomike “Finance Think” ka publikuar hulumtim ku thuhet se gati gjysma e premtimeve të Qeverisë për masa dhe projekte ekonomike aq që kanë filluar, shkruan Alsat.
Bllagica Petreski nga Instituti për Alsat thotë se është shqetësues fakti që ka dështim në investime kapitale, veçanërisht në infrastrukturën rrugore dhe në investimet private.
“Një pjesë e arsyes është për shkak të objektivave të vendosura në mënyrë joreale ose objektivave tepër optimiste. Pjesërisht janë për shkak të situatës së përgjithshme, megjithëse në vitin 2020, kur janë vendosur programet, dihej që jemi në krizën e koronës…”, tha Bllagica Petreski, Instituti për Analiza Ekonomike Finance Think.
Një nga premtimet më të zëshme që qeveria nuk ka përmbushur deri më tani është heqja e tatimit mbi të ardhurat personale në industrinë e IT-së. Janë përmbushur premtimet për uljen e taksave për shërbimet e gastronomisë dhe zejtarisë, si dhe për luftën kundër ekonomisë gri. Instituti nuk ishte në gjendje të matë elementet sociale për sa i përket të ardhurave dhe kushteve të jetesës së qytetarëve. Disa institucione shtetërore nuk i kanë publikuar të dhënat.
“Për momentin përmbushjet janë nën objektivin që duhet të ishte për këtë vit”, u shpreh Blagica Petreski Instituti për Analiza Ekonomike Finance Think.
Ekspertët e institutit i bëjnë thirrje qeverisë së re që të jetë më realiste në premtimet dhe programin e punës për periudhën e ardhshme. /Alsat.mk