Vrasja e shqiptarit në sy të gruas, suedezi mohon akuzat: Erdha në Londër të shoh një vajzë që njoha në ‘FB’

Kikboksieri Anis Hemissi ka mohuar akuzat se vrau Flamur Beqirin dy vite më parë. Krimi në fjalë ndodhi në prag të Krishtlindjeve në Londër.

Shqiptarit nga Kosova, iu bë atentat në sy të djalit dhe të gruas së tij. Autori i dyshuar për vrasjen pohoi se kishte udhëtuar nga Kopenhagen në Londër për të takuar një vajzë 22-vjeçare, ndërsa shtoi se kishte shkuar që të shihte “Netflix” me të. Mes të tjerash i riu suedez tha se me vajzën me emrin Nadine ishte njohur në ‘Facebook’.

Prokurorët pretendojnë se Hemissi ishte pjesë e një ekipi prej katër vrasësish të dërguar nga Suedia për të vrarë Beqirin, si pjesë e një rivaliteti të dhunshëm midis dy rrjeteve të krimit të organizuar në vendin skandinav.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme