Akuza e rëndë/ Thaçi, Haliti, Syla, Veseli urdhëruan vrasjet, ja kush i kreu ato

Veprimtari Fatmir Bajraj, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se Rexhep Qosja ka qenë inspirim për vrasjet politike që kanë ndodhur në Kosovë.

Ai ka akuzuar me emra personat, që sipas tij urdhëruan vrasjet politike.

“Urdhrat: NPK me seli në Rogner të Tiranës, literalisht ; SHP dhe SHIK-u me krerët : Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Azem Syla, Kadri Veseli dhe SHISH-i “shqiptar” n’krye me Fatos Nanon & Fatos Klosin”, ka shkruar ndër tjerash Bajraj, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, përmes vrasjeve synohej me çdo kusht që të merrej pushteti në Kosovë.

Postimi i plotë:

Vrasjet politike kanë emër!

Inspirimi:

Doktrinën antishqiptare e derivoj në platformë vrastare përmes diskursit bizar-publik, udhëheqësi shpirtëror i Revolucionit të vonuar “demokratik”, laurati i Republikës së Serbisë, akademik Rexhep Qosje.

Urdhrat:

NPK me seli në Rogner të Tiranës, literalisht ; SHP dhe SHIK-u me krerët : Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Azem Syla, Kadri Veseli dhe SHISH-i “shqiptar” n’krye me Fatos Nanon & Fatos Klosin.

Ekzekutorët:

Bandat kriminale si sektor t’veqantë të urdhërdhënësit, dhe në skuadrila vrastare me dhe pa pagesë, gjithandej ku flitet shqip.

Obsesion:

Pushteti me çdo çmim dhe me çdo kusht, çoftë duke bashkëpunuar edhe me armikun shekullor serbosllav!

f.b

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme