Personi që dyshohet se ka kryer sulmin në klubin e natës në Stamboll, natën e Vitit të Ri është trajnuar në Afganistan.
Abdulkadir Masharipov besohet se është futur në Turqi në muajin janar të vitit 2016, transmeton Klan Kosova.
I dyshuari tashmë ka pranuar se ka kryer sulmin derisa gjurmët e gishtërinjve të tij janë përputhur me gjurmët që janë gjetur në vendin e ngjarjes.
39 persona kanë vdekur në këtë sulm, derisa shumë të tjerë ishin lënduar.
Në mesin e viktimave ishin turistë nga Izraeli, Franca, Tunizia, Lebanonin, India, Belgjika, Jordania dhe Arabia Saudite.