Paga më e lartë mesatare në rajon sipas të dhënave më të reja, vitin e kaluar është paguar në Slloveni – 1.020,40 euro, ndërsa më e ulët në Maqedoni, vetëm 363,80 euro.
Paga mesatare në Kroaci është 749,70 euro, në Mal të Zi 503 euro, në BeH 428 euro, në Serbi 369,70 euro, thuhet në analizën e Anadolisë.
Sipas analizës, përveç që është më e vogël në rajon paga mesatare në Maqedoni, vitin e kaluar ka qenë më e vogël për 9,20 euro, në krahasim me fundin e vitit 2015, përkatësisht në fillim të vitit të kaluar.
“Rritje konstante është regjistruar te paga mesatare në Mal të Zi – rritje për 13 euro.
Në Kroaci dhe BeH paga mesatare është zvogëluar për 12,3 përkatësisht 2,5 euro.
Vitin e kaluar rritje më të madhe të pagës mesatare është regjistruar në Serbi (në krahasim me vitin 2015). Atje paga mesatare është rritur për 42,70 euro, por është mes pagave më të ulëta në rajon.