PLANI I GRUPIT TË UKË RUGOVËS PËR TENDERIN 600 MILIONËSH TË AUTOSTRADËS

Insajderi në serinë e katërmbëdhjetë të Dosja Grande sjell bisedat e përgjuara telefonike që tregojnë për synimin e madh biznesor të grupit të udhëhequr nga Ukë Rugova. Ata synonin që ta konkurronin Bechtel-Enkan, në tenderin 600 milionësh të ndërtimit të autostradës Prishtinë-Han i Elezit.

Ukë Rugova e Izet Beqiri kishin synime të mëdha. Bisedonin nëpërmjet telefonit për mundësinë e një suksesi të jashtëzakonshëm në biznes.

Planifikonin të mposhtnin konzorciumin Bechtel-Enka në tenderin 600 milionë eurosh të ndërtimit të autostradës “Arben Xhaferri”, Prishtinë-Hani i Elezit.

Insajderi ka siguruar bisedat telefonike që anëtarët e grupit të Ukë Rugovës kanë bërë në gusht të vitit 2013.

Anëtarët e grupit të Ukë Rugovës e informojnë njëri-tjetrin se tenderi mund të jetë i kurdisur për Bechtel-Enka-n.

Ata frikësohen se mund të humbasin deri në 300 mijë euro  për t’u përgatitur për këtë tender. Kriteret e kërkuara nga Qeveria e Kosovës, sipas tyre, i përshtaten Bechtel-Enka-s.

Bazuar në bisedat e bëra në gusht të vitit 2013, Izet Beqiri i tregon një miku të tij se janë afër arritjes së synimit, pasi që kanë gjetur një partner që ka implementuar projekte rrugore e tunele në Turqi.

Miku i tij ia sugjeron dy opsione.

I pari ishte tërheqja nga gara kundër Bechtel-Enka-s dhe ruajtja e mikut të tyre për ndonjë rast tjetër.

I dyti ishte kontaktimi i sërishëm i personit që i referohen si “njëshi”, për t’u dakorduar me të për “numrin”, me të cilin grupi do të ishte dakord.

Beqiri zgjedh opsionin e dytë.

Grupi dyshon se tenderi 600 milionësh është kurdisur për Bechtel-Enka-n

Ishte gushti i vitit 2013, ishin duke u zhvilluar procedurat tenderuese për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Han i Elezit.

Izet Beqiri bisedoi nëpërmjet telefonit me një mik të tij, të quajtur Bahtijar.

“Ato letrat  që i kanë dergu është sikur e kanë përgatit për atë konkurrentin tonë Enken, pasi që po thonë t’i kenë së paku 30 km të ndërtuara në Ballkan. Pastaj një tunel të hapur në Ballkan. E ne ato si kemi”, i thotë Izet Beqirit, miku i tij, Bahtijari.

“Ok se flasim, se ata do e marrin gjysmën”, ia kthen Beqiri.

Më pas, Bahtijari i tregon për vështirësitë që mund të dalin nga aplikimi në këtë tender të madh.

“Vetëm përgatitjet do kushtojnë rreth 200-300 mije euro. E ti vete atë mikun se nëse është përgatit për ta, na s’kemi çka lypim nëse veç është dedikuar për Bechtelin”, i thotë Bahtijari.

“Kur të vish këtu bisedojmë  se jemi duke folë pak si shumë. E hajt se të thërrasë unë, mos ta nin”, i thotë Beqiri.

Pas bisedës me Bahtijarin për “kriteret diskrimunese”, Izet Beqiri flet në telefon edhe më një shok tjetër të tij, Lulin.

Beqiri i thotë atij se anëtarët e grupit kanë marrë përgjigje zyrtare se gara është e hapur për të gjithë dhe se mund të konkurrojnë në tenderin e autostradës.

“Kanë pyetur atje dhe se gara është e hapur për të gjithë”, thotë Beqiri.

Më pas, Beqiri i tregon shokut të tij se ka gjetur disa partnerë që i plotësojnë kriteret e vëna nga Qeveria e Kosovës. I thotë se ata kanë ndërtuar rrugë e tunele në Turqi.

“Ata shokët e dinë se ku kanë punu, çfarë projektesh, çfarë tunelash dhe se edhe Turqia konsiderohet Ballkan. Ata kanë punuar në Turqi”, i thotë Beqiri.

Tre minuta pas kësaj bisede, Beqiri flet me Ukë Rugovën. I tregon Ukës se ka biseduar me Lulin.

“I tregova se edhe Turqia konsiderohet Ballkan”.

Gjatë bisedave të përgjuara nuk tregohet se kush është dhe se çfarë pozite ka personi i quajtur Luli.

“Fol me njëshin”

Në dosjen e bisedave të përgjuara të grupit të Ukë Rugovës ekziston edhe një bisedë e bërë mes Izet Beqiri dhe Bahtijarit.

Beqiri i ankohet Bahtijarit se janë duke u bërë lojëra në prapaskenë me kompanitë konkurruese në tenderin e ndërtimin e autostradës.

“Ende nuk kam folë me njëshin”, i thotë Beqiri.

Bahtijari sërish  sugjeron për tërheqje.

“Nëse bëjmë fizibilitetin kushton rreth 300.000 euro e mund ta humbim këtë mikun. Po ma mirë me ru për tjetër kund”, i thotë Bahtijari.

Por, megjithatë i sugjeron që të bisedojë edhe njëherë me personin që i referohen si njëshi.

“E ti fol me atë njëshin, e pastaj na thuaj një numër me të cilin jemi ok edhe s’ka problem”, i thotë Bahtijari.

“Posa të ketë diç të re do të telefonoj”, ia kthen Beqiri.

Por, pesë muaj pas realizimit të këtyre bisedave, në janar të vitit 2014, fitues në tenderin e ndërtimit të autostradës Prishtinë-Han i Elezit shpallet konsorciumi Bechtel-Enka. Oferta e konsorciumit peshonte afër 600 milionë euro.

Përkundër mosrealizimit të këtij synimi, Izet Beqiri, bazuar në përgjime, synon daljen jashtë Kosovës në operacionet biznesore.

Ai në muajin gusht të vitit 2013 kishte biseduar më një shok të tij për shtrirjen e aktivitetit në Shqipëri, duke hapur një biznes që merret me bitum.

Më shumë për Dosja Grande:

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme