Për Aleancën për Shqiptarët, sipas përfaqësuesit të saj Remzi Mehmedi, çështja e kryeministrit shqiptar paraqet një tentativë dështuese të BDI-së.
Sipas tij BDI-ja gjatë gjithë kohës promovonte kryeministrin e parë shqiptar dhe në fund proklamuan Zoran Zaevin dhe së fundmi Dimitar Kovaçevskin, shkruan Alsat.
Mehmedi në “Rruga Drejt…”, madje përkujtoi Ademin e BDI-së, se postin e kryeparlamentarit shqiptar ASH-ja e pagoi me gjakun e liderit të saj.
“Kam thënë edhe në kampanjën e vitit 2020 që kjo e kryeministrit shqiptar është tentativa e fundit dëshpëruese dhe dështuese e BDI-së. Është një kampanjë të cilës as vetë nuk i besonin. As kërkund nuk e përmendin gjatë gjithë kohës, as 100 ditë, as 10 ditë as 50 ditë por thjeshtë ofronin kryeministrin shqiptarë dhe pas asaj na e proklamuan Zoran Zaevin si kryeministër dhe tash këtë Kovaçevskin, asnjëri nuk është shqiptar. Pastaj thanë pas 100 ditëve, kështu që nuk do ta komentoj shumë sepse nuk dua të bëhem pjesë e piarit të tyre, thjeshtë ata e lancojnë vetëm si tezë për me krijua huti në opinion. Ndërsa për thyerjen e tabuve, vetëm një gjë i kujtoj Arbrit, tabun për kryeparlamentarit Aleanca për Shqiptarët e poaguajti me gjakun e liderit të saj”, tha Remzi Mehmedi, ASH./ Alsat.mk