Demiri: Kryeministri shqiptar, gënjeshtra më e madhe elektorale e BDI-së

 

Avdush Demiri nga Lëvizja BESA, idenë e kryeministrit të parë shqiptar e vlerëson si një gënjeshtër të madhe të BDI-së. Sipas tij BDI-ja gjatë gjithë kohës promovonte kryeministrin shqiptar, ndërsa shqiptarëve u dhanë dy kryeministra maqedonas, shkruan Alsat.

Ai madje përkujtoi BDI-në për humbjen e zgjedhjeve lokale në Pollog, duke nënvizuar se goditja e radhës edhe më e madhe pason në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Ideja e kryeministrit shqiptar është gënjeshtra më e madhe elektorale e cila ka ndodhur në kampanjën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut. Nuk e dimë, ata në vend që të na japin kryeministrin shqiptar, na dhanë dy kryeministra maqedonas, dhe qytetarët më janë të lodhur nga gënjeshtrat e njëpasnjëshme të BDI-së, dhe nga zgjedhjet e fundit elektorale BDI nga zgjedhje në zgjedhje po tkurret. Goditjen e morri në Pollog ku e humbi Gostivarin dhe Tetovën dhe në zgjedhjet e ardhshme pritet që t’i jepet goditja përfundimtare dhe fitues do të del opozita shqiptare”, tha Demiri në “Rruga Drejt…”./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme