Ish presidenti Topi, thotë se gjysmën e mandatit ia ka kushtuar Kosovës

Ish presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se një pjesë të madhe të mandatit të tij si burrështetas ia ka dedikuar Kosovës dhe cështjes së saj.

Këtë koment ai e ka dhënë në pyetjen e gazetarit nëse “Kosova në luftë do të thotë Shqipëria në luftë”.

“Kam filluar punën si president dhe kam pasur kënaqësinë që më shumë se gjysmën e kohës sime ia kam dedikuar Kosovës. Shqiptarët kudo që të jenë duhet të vendosin në radhë të poarë arsyen, që edhe në momentet e provokimit më të madh të mos humbin qetësinë për të marrë vendime të mëdha të natyrës politike”.

Topi ka vlerësuar qëndrimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaci, në raport me cështjen e trenit, sepse sipas tij ai ishte në linjë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Vlerësoj pozicionin e presidentit Hashim Thaci, që vjen jo thjeshtë nga eksperienca e tij si një luftëtar i Kosovës por si një politikan i pjekur, ku fjala e tij është determinonte. Thaci veproi si burrështetas. Deklarata e tij është në koordimin me SHBA. Nëse ka një shtet, që një këmbë e ka ka BE tjetrën ka Rusia, atëherë është Serbia. Tani sipas kushtetutës së Kosovës, e ratifikuar dhe pranuar nga institucionet më të rëndësishmë globale, kemi prezencën e minoriteteve qoftë në parlament qoftë në qeveri”.

“Politikanët serb kanë ende probleme të mëdha me staturën që do t’i dërgonte në BE”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme