Komunat në veri të Kosovës nuk janë përfshirë në rritjen e tarifave të energjisë

Kryesuesi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), Ymer Fejzullahu gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, pranoi se katër komunat veriore me shumicë serbe nuk janë pasqyruar në raportin për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

Kjo me arsyetimin, siç tha ai, për procesin gjyqësor sa i përket shpenzimit të energjisë elektrike në atë pjesë.

Po ashtu Fejzullahu gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi lidhur me shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike, theksoi se gjatë këtij viti ka hapur shqyrtimin e jashtëzakonshëm në bazë ligjore për caktimin e tarifave, për të reflektuar kostot e sistemeve.

Fejzullahu tha se në kuadër të këtij procesi, ZRRE ka hapur periudhën e konsultative për tarifat e energjisë elektrike deri më 28 janar.

Për këtë, ai u shpreh se kategoria e shfrytëzimit të energjisë elektrike mbi 600 kWH do të kenë ngritje të çmimit, por sipas tij, edhe këto kategori do të përfitojnë nga subvencionimi qeveritar.

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, pyeti kryesuesin e ZRrE-së se kush është autor i këtij raporti për rritjen e tarifave.

Deputeti pyeti po ashtu se a ka bazë ligjore futja e 75 milionë euro nga Qeveria për këtë rritje të tarifave.

“Ka ndërhyrje nga ana e Qeverisë në ZRrE, nuk ka bazë ligjore”, tha ai.

Pas kësaj, Fejzullahu tha se autor janë ZRrE-ja dhe bordi i saj është përgjegjës për këtë raport. Duke mohuar se ka ndërhyrje nga qeveria me subvencione në ZRrE, pasi sipas tij, mbështetje ka pasur edhe nga qeveritë e kaluara.

Fejzullahu foli edhe për rritjen e shpenzimit të energjisë, i cili tha se gjatë dhjetorit ka pasur konsum të lartë deri në 1400 MWH.

Sipas Fejzullahut, 30 për qind e konsumatorëve janë të detyruar të ngrohen me energji./KP

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme