Ekipet e Qytetit të Shkupit sot kanë përfunduar pastrimin dhe është pastruar plotësisht deponia ilegale përgjatë lumit Vardar në komunën e Gazi Babës, e cila shtrihej në një sipërfaqe prej mbi 13.000 metra katrorë, njoftuan autoritetet e qytetit.
– Advertisements –
Siç theksojnë ata, janë grumbulluar mbi 4 mijë metra kub mbeturina komunale dhe mbeturina ndërtimore, të cilat çdo ditë ndotin mjedisin dhe rrezikonin shëndetin e banorëve të kësaj komune.
Nga Qyteti i Shkupit informojnë se intensivisht po punohet në pastrimin e deponive në vendbanimin Lisiçe, Novosellë në komunën e Gjorçe Petrovit, si dhe pastrimin e plotë të deponisë ilegale në vendbanimin Bërnjacë, komuna e Gazi Babës.
“Qyteti i Shkupit i inkurajon qytetarët që t’i raportojnë deponitë e egra, me qëllim eliminimin e tyre dhe për të parandaluar mundësitë e ndotjes së ajrit, tokës dhe ujit, gjë e cila ndikon drejtpërdrejt në largimin e njërit prej shkaqeve që kontribuon në dëmtimin e shëndetit të qytetarëve të Shkupit”, thuhet në njoftimin e qytetit.